Ish-shoku i skuadrës së Manuel Neuer, Mesut Ozil dhe Mats Hummels, e ka pranuar se ai kishte luajtur në Bundesligë ndërsa ishte nën efektet e drogës.
Chinedu Ede ishte anëtar i skuadrës fituese të Kampionatit Evropian nën 21 vjeç të Gjermanisë dhe ka luajtur për Mainz dhe Hertha Berlin, në mesin e klubeve të tjera.
Tani 33 vjeç, ai u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar dhe tani po ndjek një karrierë në muzikë.
“Ndonjëherë ju e humbni kontaktin me realitetin aq shumë dhe merrni substanca. Por nga ana tjetër, unë gjithashtu e pranoj faktin që unë luaja nën ndikimin e qetësuesve gjatë gjithë kohës” ka thënë Ede.
Atij nuk i pëlqen fare industria e futbollit.
Një video muzikore e publikuar së fundmi nga ai, kishte rima ku kritikohej futbolli.
Duke folur me T-Online, Edu sqaroi se urrejtja e tij ishte e drejtuar kundër industrisë së futbollit.