Mediumet ndërkombëtare duket se ende nuk janë mësuar me emrat e kosovarëve.

Goal.com e ka shkruar gabimisht emrin e kryetarit të Federatës së Kosovës, Agim Ademi.

Në një shkim ku ky medium shkruan se kryetari i FFK-së ka konfirmuar interesimin e Liverpoolit dhe të Leipzigut për Rashicën, ky medium i referohet atij si Agim Amedi.

“Agim Amedi thotë se dyshja janë në mesin e një numri klubesh që janë vënë pas sulmuesit të Werder Bremenit, që ka shënuar 10 gola në të gjitha garat këtë edicion”, shkruan “Goal.

Goal.com ka cituar Ademin në intervistën e tij të dhënë për mediumin shqiptar “Syri TV”