Tomislav Bushiq ishte golashënuesi më i mirë i Hajdukut në edicionin kur skuadra e famshme nga Spliti ka fituar titullin e fundit të Kroacisë, nër edicionin 2004\05.
Tash kroati 34-vjeçar është pjesë e Gjilanit në Superligën e Kosovës në futboll.
Për të së fundi një shkrim të gjatë e ka publikuar gazeta e madhe kroate, Sportske Novosti.
“Ishin ditët më të mira në karrierë. Ditët te Hajduku”, ka thënë pa asnjë dilemë Bushiq.
Ai kishte shënuar 11 gola për Hajdukun në edicionin 2004\05. Klubi me shumë tifozë edhe në Kosovë, nuk ka fituar titull të kampionit prej atëherë. Në Kroaci ka dominuar plotësisht Dinamo e Zagrebit.
Bushiq ditët e izolimit po i kalon në Kosovë, ndonëse kjo nuk ishte dëshirë e tij.
“Nuk kam dashur që 50 ditë t’i kaloi në izolim, por kur kam tentuar të largohem nga Kosova në mes të marsit, jam ndalur në kufirin malazez. Kam dashur që përmes Malit të Zi të kaloi në Kroaci. Nuk kam kaluar dhe më është dashur të kthehem në Gjilan. Kështu për më tepër se një muaj e gjysmë jam i mbyllur në Kosovë. Mirë, nuk jam plotësisht i mbyllur, por nuk jam me familje. Gruaja dhe dy fëmijët janë në Solin e unë në Kosovë. Vazhdimisht jam në videolidhje, kontaktojmë tërë ditën”, ka treguar Bushiq.
Ai ka treguar se është mësuar të gatuaj të gjitha, me asistencën në distancë të gruas. Ai ka folur për situatën me koronavirus në Kosovë.