Rivali i përjetshëm i Mike Tyson, Evander Holyfield, ka treguar se nga kush kishte marr grushtin më të fortë.

Por, nuk është Mike Tyson. Holyfield ka thënë se George Foreman dhe Riddick Bowe e kanë goditur më shumë se Tyson.

“Goditja e George Foreman ishte me e forta që unë e kam marr në ring”, ka thënë Holyfield në një intervistë.

“Por edhe Riddick Bowe më ka goditur më shumë se çdokush tjetër me grushte të forta”, ka thënë Holyfield.

Ishte pikërisht Holyfield që e mundi ‘Iron Mike’ në raundin e 11-të gjatë vitit 1966.