Ish-gjyqtari i La Ligës, Eduardo Iturralde Gonzalez ka pohuar se 90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë janë për Real Madridin, ndërsa 10 për qind të tjerë janë për Barcelonën.

53-vjeçari, i cili tani është në pension pasi ka gjykuar 291 ndeshje në 17 sezonet e La Ligës, ka folur për këtë temë në një emision në El Larguero.

I pyetur sa gjyqtarë janë për Los Blancos dhe sa janë për Katalunasit, Gonzalez u përgjigj me një raport befasues “90% -10%” në favor të Real Madridit.

Kjo nuk është hera e parë që Gonzalez ka bërë një deklaratë kaq të guximshme.