Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Raul Jimenez është shprehur i gatshëm që t’i bashkohet Real Madridit ose Barcelonës, nëse këto ekipe bëjnë ndonjë ofertë.

Meksikani ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë në 44 ndeshje në të gjitha garat në këtë sezon.

Kjo ka bërë që të rritet interesimi për të nga klubet e mëdha.

“Nëse nesër më vjen një ofertë nga Real Madrid ose Barcelona, është e qartë se do ta shfrytëzoja mundësinë dhe të shkoj”, ka thënë Jimenez për ESPN.

“Por nëse vazhdoj të jem këtu, do të luftoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Për transferimet unë mësoj vetëm përmes rrjeteve sociale”, ka thënë Jimenez.

28-vjeçari, edhe më herët kishte luajtur në La Liga, kur ishte pjesë e Atletico Madrid në sezonin 2014/15.