Ndeshja klasike e Bundëligës, ndërmjet Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, përfundojë me rezultat minimal 1-0 për mysafirët.

Por një gol mjaftojë që Bayern të përforcojë pozitën e parë në tabelë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Joshua Kimmich.

Goli, i cili ishte me të vërtetë shumë i bukur, është shumë i rëndësishëm për futbollistin gjerman.

“Ishte goli më i mirë në karrierën time. Shumë i rëndësishëm”, ka thënë Kimmich.

“Na është thënë para ndeshjes që Burki del shpesh nga porta”, ka përfunduar gjermani.