Ylli i Tottenhamit Harry Kane do të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij “shumë shpejt”, sipas ish-trajnerit Tim Sherwood.

Ai dyshon në ambicien e klubit për të shpenzuar para, për t’u bërë forcë konkurruese.

Kane ka kaluar shumë kohë i lënduar gjatë periudhës në Premier League, gjatë së cilës ka shënuar 133 gola.

Ai ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha, me Manchester United dhe Real Madrid në mesin e atyre që lidhen me një transferim të sulmuesit.

Sherwood ka paralajmëruar Spurs që Kane nuk do të mbetet në klub “për hir të së kaluarës”.