Saktësisht katër vjet më parë, më 13 maj, Kosova u bë pjesë e FIFA-së me të drejta të barabarta.

Në kongresin e 66-të të FIFA-s të mbajtur në Meksikë, delegatët pjesëmarrës kishin votuar në shumicë për Kosovën.

Nga 205 delegatë që morën pjesë në këtë kongres, Kosova mori 141 vota pra, duke hyrë kështu përfundimisht në FIFA si anëtarja më e re e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë.

Në përqindje, Kosova mori 86 përqind të votave, dhe 14 përqind ishin kundër.

Me t’u pranuar në FIFA, Kosova kishte të drejtën të paraqitej në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, ku në këtë fazë, në krye me Albert Bunjakin, grumbulloi vetëm një pikë.

Edhe pse kishte kundërshtarë të shumtë për pranimin e Kosovës në FIFA, më në fund drejtësia erdhi në vend, fitoi futbolli, fitoi Kosova e cila është në FIFA e barabartë me të gjitha shtetet e botës.