Mesfushori Kevin de Bruyne ka thënë se do ta merrte në konsideratë largimin e Manchester City, nëse klubi anglez nuk do të jetë pjesë e garave evropiane.

Në shkurt të këtij viti, u zbulua se City ka bërë shkelje të rregullave, derisa ka bërë ankesë në Gjykatën e Sportit.

“Sapo të merret vendimi, do të rishikoj gjithçka”, ka thën De Bruyne, për gazetën belge Het Laatste Nieuws.

“Dy vjet do të ishin të gjata, por nëse është vetëm një vit, atëherë mund të shoh. Thjesht po pres. Klubi na ka thënë që do të apelojnë dhe ata janë pothuajse 100% të sigurt se kanë të drejtë”, ka thënë 28-vjeçari.