Federata Austriake e Futbollit ka vendosur masë drastike për një nga klubet e kryesore të këtij vendi.
LASK Linzit i janë hequr 12 pikë nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe është gjobitur 75 mijë euro.
Kjo pasi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit.
Nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, tani LASK Linzi ka 42, 6 më pak se Salsburgu.