Ylli i Kombëtares së Kosovës Arbēr Zeneli, e ka anuluar dasmën e planifikuar për këtë vit, për shkak këtë koronavirusit.
Martesa e tij është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Lajmin e ka dhënë babai i futbollistit, Avni Zeneli përmes një postimi në Facebook.
“Miq të nderuar ju njoftoj se dasmën e planifikuar për datën 17/7 2020, e kemi anuluar për shkak të pandemisë COVID-19. Ju faleminderit për mirëkuptim. Do të ju njoftoj për një datë të re në vitin e ardhshëm”, ka shkruar Avni Zeneli.