Talenti i Eskilstuna dhe i Kosovës U21, Ismet Lushaku, e ka konfirmuar interesimin e Arsenalit për shërbimet e tij.
Ai madje zbuloi ftesën për të stërvitur dhe luajtur me skuadrën e Arsenal U23.
Lushaku ka thënë për KTV-në se drejtuesit e Arsenalit ia kishin mundësuar një fushë të thjeshtë për t’u stërvitur me ekipin kryesor.
Por gjithçka dështoi për shkak të pandemisë Covid19.
Lushaku konfirmoi edhe interesimin aktual të Wolverhampton, por tha se është kontaktuat edhe klubet e tjera nga Anglia, Gjermania, Danimarka dhe Suedia.