Në raportimet e mediave vendore dhe ndërkombëtare gjatë kohës së pandemisë, për transferimet e mundshme, janë përmendur edhe yjet e Kosovës.

Vedat Muriqi, Milot Rashica e Edon Zhegrova, janë lidhur me shumë skuadra evropiane.

Për këto lëvizje ka folur edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Ka shumë kërkesa për lojtarët tanë. Rashica kërkohet nga Liverpooli, por dhe Leipzig e do me patjetër. Kam besim sepse Altin Lala do e këshillojë si duhet”, ka thënë Ademi.

“Muriqin e kërkon me ngulm Tottenhami, por dhe disa skuadra në Itali. Zhegrova është një tjetër emër i nxehtë, pasi e duan disa skuadra në Francë, së fundmi ka dhe një ekip në La Liga”, ka thënë kryetari i FFK-së.