Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier ka treguar se si ai ndihmoi zhvillimin e Steven Gerrardit si futbollist.

Vitin e parë, Gerrard pati 12 ndeshje, në të dytin 25, pastaj arriti të luajë 50 të tilla.

“Ne kemi punuar gradualisht me të” ka thënë ish-trajneri Houllier.

Ai gjithashtu ka thënë se kujdes të madh i kanë kushtuar fizikut të Gerrardit në atë kohë.

E gjithë kjo përkujdesje ka bërë që Steven të bëhet lojtari më i mirë në histori të Liverpoolit.