Interi ka planifikuar të forcohet në mbrojtje për sezonin e ri.

Por këtë do ta bëjë duke mos shpenzuar shumë.

Marash Kumbulla i pëlqen shumë Antonio Contes, por edhe administratorit Marotta.

Raportohet se drejtuesit e Interit kanë raporte të mira me presidentin e Veronas. 

Vlera e shqiptarit është mbi 20 mln euro dhe me bonuse mund të prekë 25 mln euro.

Interi gjithashtu po ndjek Vertonghen të Tottenham, të cilin Conte e sheh si ekspert.