Skuadra austriake, Red Bull Salzburg, ka fituar Kupën e Austrisë.

Këtë e kupë e kanë ngritur edhe dy futbollistë nga Kosova.

Albert Vallçi dhe Mergim Berisha kanë ngritur këtë trofe.

Vallçi ka luajtur për 90 minuta në këtë ndeshje, të cilën Salzburg e fitojë me rezultat të thellë 5-0 kundër Austria Lustenau. Kurse Berisha nuk ka luajtur fare.

Për qendërmbrojtësin Vallçi, kjo është hera e dytë rresht që e fiton këtë kupë, derisa Salzburg e ka fituar për herën e shtatë në nëntë sezone.