Ka shumë raste që futbollistët janë futur në portë, në vend të portierëve. E kjo ka ndodhur kur janë lënduar portierët ose janë ndëshkuar.
Në vitin 2006, në ndeshjen Reading – Chelsea, John Terry, vendosi dorezat dhe u fut në portë.
Dy vjet më vonë, në ndeshjen Manchenter United – Portsmouth, Rio Ferdinand mori rolin e portierit, i cili u ndëshkua me të kuq.
Në vitin 2008, në ndeshjen Soxhaux – PSG, shtatshkurtri Dani Alves, u bë portier.
Punën e portierit e ka provuar edhe sulmuesi, Harry Kane. Në vitin 2014, në ndeshjen ndërmjet Tottenham dhe Asteras Tripolis, pranoi golin e parë si portier.
Për pak minua portier është bërë edhe anglezi tjetër, Kyle Walker. Në vitin 2019, në ndeshjen Atalanta – Man City, ai nga banka rezervë u bë gardian për disa minuta në fund të ndeshjes./VAR Kosova/