Gjyqtari slloven, Slavko Vincic, i cili ka drejtuar ndeshjen e Champions Leagues të nëntorit të kaluar mes Manchester City-t dhe Shaktar Donetskut u gjet në një situatë të pakëndshme ditët e fundit.
Ai u ndalua nga policia në Bosnjë Hercegovinë, pas një aksioni për goditjen e një rrjeti prostitucioni dhe droge, por, pasi dha dëshminë e tij, u la i lirë.
Gjyqtari mori pjesë në atë që ai pretendon se ishte një ftesë për një drekë biznesi në qytetin boshnjak Bijeljina, ku u arrestua së bashku me Tijana Maksimoviç, për të cilën policia pretendon se është drejtuese e një rrjeti prostitucioni.
“E gjeta veten në këtë fermë rastësisht. Unë kam kompaninë time, kam qenë në Bosnjë Hercegovinë për një takim biznesi. Pranova një ftesë për drekë, që doli të ishte gabimi im më i madh. Me vjen keq” tha ai.