Mbrëmjen e së mërkurës, në shtëpinë e futbollistit të Tottenham Hotspur, Dele Alli hynë hajdutët.

Pasi morën gjërat me vlerë, Alli pati një përleshje me ta dhe u lëndua lehtë në fytyrë nga thika që ia kishin vendosur në fyt.

Fatmirësisht, ai dhe familja e tij janë mirë. Ylli anglez ka falënderuar të gjithë për përkujdesjen.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet. Përvojë e tmerrshme, por të gjithë jemi mirë tash. E çmoj mbështetjen”, ka shkruar Alli në twitter.