Futbollisti i Juventusit, Paolo Dybala për herë të katërt ka rezultuar me COVID-19.
Argjentinasi është izoluar dhe duke u kujdesur për shëndetin.
Disa ditë më vonë ai është lajmëruar nga karantina. Numri 10 i Juventusit, ka thënë se po i mungon shumë futbolli.
“Asnjëherë nuk e kam menduar se do të mungonte kaq shumë loja dhe stërvitjet”, ka thënë Dybala.
“Kam nevojë të vesh këpucët dhe të shënoj gol”, ka thënë Dybala.