Ermir Lenjani ka folur për incidentin që kishte ndodhur në ndeshjen kundër Serbisë në tetorin e vitit 2014.
Lenjani, i cili u përjashtua nga ekipi, për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në Zvicër, kujton natën e tmerrshme në Beograd.
“Ndaj Serbisë ishte e veçantë, ndërsa ne mundoheshim të mbronim vetëm flamurin”, ka thënë Lenjani në një intervistë për Super Sport.
Lenjani bëri të ditur se kapiteni serb në atë kohë, Ivanovic, që luante akoma te Chelsea, vizitoi skuadrën pas asaj që ndodhi në fushë.
Ishte bërë presion që të kthehen në fushë lojtarët shqiptarë, por me atë që ndodhi – ishte e pamundur.
“Ivanovici erdhi direkt te ne dhe kërkoi falje. Por me atë që pamë në fushë, ne nuk mund t’i besonim ata dhe të ktheheshim në fushë”, shtoi Lenjani.
Pas kësaj, UEFA me një gabim të tmerrshëm, ia dhuroi tri pikë Serbisë, por CAS në fund ndau drejtësinë duke ia hequr ato pikë Serbisë për t’ia dhuruar Shqipërisë, pikë vendimtare për të shkruar historinë dhe për të shkuar në Euro 2016.