Richard Bevan, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Menaxherëve, ka treguar një detaj mjaft të rëndësishëm për vazhdimin e mundshëm të kampionatit.
Ai ka thënë se sezoni i Premierligës do të anulohet, nëse klubet nuk bien dakord që ndeshjet të zhvillohen në terrene neutrale.
Aktualisht, gjashtë skuadra, përfshirë edhe Brighton janë kundër që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë jashtë stadiumit.
Derisa nëse kampionati do të anulohet, skuadra më e dëmtuar do të ishte Liverpooli, që është fare pranë titullit.