Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për dëshirën për ta transferuar te Interi, kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

Italiani ka thënë se kjo ishte e pamundur, duke ditur dëshirën e argjentinasit, për t’u mos u larguar nga Spanja.

“Messi është ëndrra e çdonjërit, por ai nuk dëshiron të largohet nga Barcelona. Ai është ende më i mirë aty”, ka thënë Moratti.

Ai ka folur edhe për mundësinë e transferimit të sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

“Ajo çfarë bënë ai, të shtynë ta transferosh në skuadër, por Interi tashmë e ka belgun Romelu Lukaku”, ka thënë Moratti.