Është hera e parë Conor McGregor komunikon në mënyrë të sjellshme më kundërshtarin e tij, Khabib Nurmagomedov.

Babai i këtij të fundit, Abdulmanap është në koma dhe në gjendje të keqe shëndetësore.

Irlandezi përmes një postimi në twitter është lutur për shërimin e tij.

“Lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov. Një njeri kampion bote në shumë disiplina të arteve marciale. Një gjeni i vërtetë i arteve marciale. Shumë i pikëlluar ta dëgjoja këtë lajm. Lutem për familjen Nurmagomedov kësaj radhe”, ka shkruar Conor McGregor.