Rusi Khabib Nurmagomedov dhe irlandezi Conor McGregor, u përleshen së bashku në vitin 2018.
Fitues nga oktagoni doli Khabib, duke mbrojtur titullin në UFC.
Irlandezi njihet për karizmën e tij dhe spektaklin që dhuron para dhe pas përleshjeve.
Por 31-vjeçari, Khabib ka treguar se çfarë i kishte thënë McGregor pak para se të mposhtej.
“Ishte një sinjal që ai nuk kishte dashur të ishte aty. ‘Më lësho, të lutem’, kaq tha. Dhe si dëshiron të ndeshemi përsëri?”, ka thënë Khabib.