Mediumi serb, ‘Telegraf.rs’ shkruan se Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Sipas këtij mediumi, Liverpooli do ta shesë futbollistit nga Kosova që luan për Zvicrën, në mënyrë që të të blejë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Skuadra gjermane kërkon 52 milionë funte dhe Liverpooli do të detyrohet të shesë disa lojtarë.

Në mesin e tyre edhe shtatshkurtrin nga Zhegra e Gjilanit.

Sipas mediumit serb, Liverpooli mund ta shesë futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqiri për 30 milionë euro dhe është duke u konsideruar largimi i Marko Grujic dhe Harry Wilson.