Lionel Messi ka folur për ndryshimet që do të pësojë bota, pas pandemisë.

Argjentinasi e ka pranuar se është e vështirë të koncentrohesh në futboll pas ndikimit të madh që pandemia COVID-19 ka pasur në jetët e njerëzve.

“Ka pasur shumë gjëra negative në këtë krizë, por nuk mund të ketë gjë më të keqe sesa të humbasësh të dashurit. Kjo krijon një frustrim të madh për mua dhe më duket gjëja më jo fer nga të gjitha. Futbolli, dhe jeta në përgjithësi nuk do të jetë kurrë siç ishte më parë”, ka thënë Messi për “El Pais”.