Mike Tyson ka folur për kohën sa po vuante dënimin me burg në vitit 90’.

Ai ka treguar se nuk mund të bënte ushtrime në fitnes për shkak se kishte bërë shumë seks.

‘Iron Mike’ vuajti tre vjet pasi ishte dënuar 6 vjet për përdhunim.

53-vjeçari ka pranuar se gjatë karrierës së tij kishte shumë trazira dhe se vitet në burg, i kishin ndihmuar për të reflektuar.

Ai ka për The Sun, për autobiografinë ‘Mike Tyson: E vërteta e padiskutueshme’.

“Bëja aq shumë seks sa isha shumë i lodhur që të shkoja në palestër ose të punoja. Thjesht doja të qëndroja në qelinë time tërë ditën”, ka treguar Tyson.

“Atëkohë ishte argëtuese, por kur jeni më i vjetër, nuk argëtohesh më me ato gjëra. Nuk mund të bësh seks gjatë gjithë ditës. Paraja është në rend të parë, ju dëshironi të bëni para”, ka thënë boksieri, i cili tash është duke ushtruar vazhdimisht për një rikthim të mundshëm në ring.