Moderatorja e sportit, Albana Bejko ka folur për jetën e saj private dhe profesionale, ku ka rrëfyer gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, ajo ka treguar se ka ardhur në jetë në kohën kur prindërit e saj kanë emigruar në Holandë në vitet ’97.

Ajo ka treguar se në Amsterdam ka konsumuar kek hashashi.

“E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë”, ka thënë ajo.

Derisa ka folur edhe për punën që kishte bërë në një klub nate në Ibiza.

“Në Ibiza kam shkuar kur kam qenë 20 vjeç, ishte verë dhe unë doja të bëja një eksperiencë ndryshe, nuk doja që ta kaloja verën kafeve siç ndodh rëndom në Shqipëri. Natën e parë shkova të shikoja si funksiononte ajo puna që presupozohej që unë të bëja, të nesërmen kërkova punë tek një nga këto clubet, të pasnesërmen u pranova dhe fatmirësisht më eci mirë. Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua sepse kam jetuar me nacionalitete të ndryshme”, ka treguar Bejko.