Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh se me plotë meritë skuadra e tij duhet të shpallet kampion pa marrë parasysh vendimin final.

“Jo vetëm me pikë, por edhe në të gjitha aspektet tjera, si me promovimin e futbollistëve dhe me gjithçka tjetër kemi dëshmuar se jemi kampion”, ka thënë Munishi në Klan Kosova.

“Andaj, ne duhet të luajmë në garat evropiane për këtë edicion, nuk duhet të merremi me koeficiente”, ka thënë ai.

Kanë kaluar dy muaj prej kur futbolli në Kosovë është pezulluar pas masave të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.