Mbrojtësi shqiptar nga Kumanova, Shkodran Mustafi, ka folur për trajnerin e tij te Arsenali.

Ai e ka vlerësuar lartë punën me spanjollin Mikel Arteta.

“Ai e din saktësisht se ku duhet të jetë lojtari kur e ka topin dhe si të reagojë kur e humb atë. Ai është shumë special”, ka thënë Msutafi.

“Kur je 28-vjeç dhe ke luajtur në shtete të ndryshme me trajnerë të tjerë, mendon se din gjithçka, por kur erdhi ai, kishte shumë gjëra që nuk i kisha dëgjuar më parë”, ka thënë Mustafi.