Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë në moshën 18 vjeçare futbollisti i Akademisë së Skënderbeut Dorian Tahirllari, një nga talentet e futbollit korçar.

Tahirllari do të bëhej shpejt pjesë e ekipeve të moshave të Skënderbeut dhe që në momentet e para trajnerët kanë parë tek ai shprehi të veçanta të lojës.

Ndaj, vëmendja e tyre ka qenë e madhe për lojarin, për të cilin ishte bërë gati një fanellë e ekipit të të rriturve.