Real Madrid dëshiron ta largojë nga skuadra sulmuesin serb, Luka Joviq.
Në vend të tij, Los Blancos po synojnë të marrin një serb tjetër. Bëhet fjalë për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviq.
Real Madrid janë duke përgatitur largimin e Joviq, i cili erdhi verën e kaluar dhe pati sezon zhgënjyes në Santiago Bernabeu.
Për 22-vjeçarin serb janë të interesuar Igli Tare dhe bashkëpunëtorët e tij dhe Real Madrid po tentojnë të përfshijnë në marrëveshje transferimin e Milinkoviç-Saviq.