Mediat britanike raportojnë se e ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë tek Newcastle.
Klubi anglez i cili pritet të kalojë tek një kompani nga Arabia Saudite, e ka identifikuar kosovarin si një objektiv për merkaton e verës.
Për shkak të lëndimeve, Shaqiri ka bërë vetëm 10 paraqitje, e fundit prej të cilave ishte si një zëvendësues i minutës së 89-të në Tottenham më 11 janar.
Roma dhe Sevilla shfaqën interes për sulmuesin kosovar gjatë merkatos së janarit, por Klopp nuk ishte i gatshëm ta linte 28-vjeçarin në huazim.