Maxi Biancuchi, është një kushëri i kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.
Ai ka rrëfyer histori për kohën kur Messi ishte fëmijë. Sipas tij, Leo e përballonte lojën edhe kundër atyre që ishit më të mëdhenj se ai.
“Në lagje, ai luante me ne. Në ishim më të mëdhenj se ai dhe ata thanë: ‘ky është i çmendur, nxjerre jashtë sepse do ta vrasim’”, ka rrëfyer Biancuchi për Ole, duke treguar fjalët e shokëve të tij të lagjes, që ishin më të moshuar se Messi.
“Kur ai ishte 8 ose 9-vjeç, zgjohesha herët të shtunën për ta parë atë të luante. Bënte gjëra mbresëlënëse. Nuk mund ta besoja”, ka thënë Maxi Biancuchi.
Si fëmijë, Lionel Messi ishte lojtar i Old Boys, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2001.