Meçi i ardhshëm dhe i shumëpritur ndërmjet Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev, mund të zhvillohet në Kroaci.

Kjo ngjarje do të jetë vërtetë një përballje gladiatorësh, pasi edhe meçi pritet të zhvillohet në qytetin kroat Pula, pikërisht në amfiteatrin e lashtë që nga koha romane.

“Ne po diskutojmë për Kroacinë”, ka thënë menaxheri i Pulev, Ivaylo Gotsev.

Britani 30-vjeçar, Anthony Joshua, planifikonte të mbronte tituj e tij në IBR, WBA dhe WBO të peshave të rënda në stadimunin e Tottenahm Hotspur në Londër më 20 qershor.

Por meçi ndërmjet tij dhe bullgarit, Pulev, ishte shtyrë për shkak të koronavirusit.