Xherdan Shaqiri, do të vazhdojë të luajë në Angli, por mund të ndërrojë skuadër.
Duke mos pasur hapësirë të mjaftueshme në ekipin e Jurgen Klopp, 28-vjeçari nga Zhegra, mund të largohet në afatin kalimtar të verës.
Interesim për shërbimet e tij ka shprehur skuadra e Newcastle United.
Kështu raporton Daily Mail, duke shtuar se Newcastle e sheh si përforcim të mundshëm Shaqirin.
Xherdan Shaqiri në sezonin aktual ka luajtur vetëm në 10 ndeshje dhe hera e fundit që ka luajtur, ka qenë ndeshja kundër Tottenham më 11 janar, kur u fut në lojë në minutën 89-të.