Kërkesa e ekipit të grave të futbollit në Shtetet e Bashkuara për pagë të barabartë me burra, është hedhur poshtë nga një gjykatë.
Gjyqtari kundërshtoi pretendimet e lojtareve se ato ishin të paguara më pak, në krahasim me burrat.
Procedimi gjyqësor u ngrit nga 28 lojtaret e kombëtares vitin e kaluar kundër Federatës Amerikane të Futbollit (USSF).
Molly Levinson, zëdhënëse e lojtarëve, tha që ato planifikojnë të apelojnë kundër vendimit.
“Ne jemi të tronditura dhe të zhgënjyera. Ne nuk do të heqim dorë nga kërkesa jonë e vështirë për pagë të barabartë” tha ajo.