Sapo mbaruan edhe tri ndeshje të Bundesligës. Befasi është fitorja e Wolfsburgut si mysafir ndaj Bayer Leverkusen me rezultat te thellë 4 me 1.
Werder Bremen i Milot Rashicës nuk ka mundur të shkoj më shumë se një barazim 0-0 me Borussia Mönchenglandbach.
Në fakt, loja u dominua plotësisht nga Werderi me Rashicën protoganist me disa pasime dhe goditje të mira, por pa konkretizim.
Frieburg i Amir Abrashit arriti një barazim 3-3 me Eintracht të Frankfurtit.
Ekipi i Abrashit ishte pranë fitores, por në fund pësoi dy gola të shpejtë duke marrë vetëm një pikë.
Futbollisti i ekipit të kombëtares së Shqipërisë ishte titullar por u zëvendësua në minutën e 88.
Të mërkurën zhvillohen edhe pesë ndeshje tjera./VAR Kosova/