Ylli i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se nuk pajtohet që La Liga të kthehet më 12 qershor.

Sipas tij, futbollistët nuk mund të jenë gati për tu rikthyer në fushë, pas këtij pushimi të detyruar.

“Ne kemi kaluar shumë kohë jashtë fushave dhe të duhet të mendojmë se duhet të jemi të përgatitur mirë, për të shmangur rrezikun nga lëndimet”, ka thënë Pique.

Rifillimi i sezonit 2019/20 në Spanjë është planifikuar të ndodhë kah mesi i qershorit, me Barcelonën që i prin kampionatit para Real Madridit pas 27 ndeshjeve deri tani.