Federata Shqiptare e Futbollit e ka prezantuar protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur, derisa ende s’ka marrë përgjigje.
Ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit prej disa ditësh i kërkon qeverisë leje për rinisjen e stërvitjeve.
Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku është folur pikërisht për këtë temë.
Meta i ka bërë thirrje qeverisë të merr masa për rifillimin e sezonit.
“Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti” ka thënë Meta.