Transferimi i Bruno Fernandesit në Manchester United është duke u hetuar nga FIFA.

Ish-klubi i tij Sampdoria e ka parashtruar një ankesë duke pretenduar se atyre u janë mbetur borxh shkaku i një klauzole nga kontrata e shitjes së tij.

“Çështja është duke u hetuar për momentin dhe për këtë arsye ne nuk mund të komentojmë më tutje për këtë gjë” thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Portugezi Bruno Fernandes u transferua në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të janarit për rreth 55 milionë euro.