Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, ka shënuar progres të madh prej kur u transferua te Atalanta.

Është pikërisht trajneri italian, i cili drejton Shqipërinë, Edi Raja, ai që e vlerëson shumë punën e djaloshit nga Lugina e Preshevës.

Reja74-vjeçar, gjatë sezonit 2015-16, e ka drejtuar Atalantan dhe e njeh mirë këtë skuadër.

“Një nga lojtarët e Shqipërisë tashmë është shndërruar në garanci për Atalantan. Berati është bërë shumë i zoti. De Zerbi ishte ai që i dha mundësinë dhe besimin në fillim te Benevento. Sot është një tjetër mbrojtës në krahasim me atë kur erdhi në janar 2016 kur isha unë në bankë. Me trajnerin Gasperini u konfirmua dhe bëri hapin e madh”, tregon trajneri i Kombëtares.

Qendërmbrojtësi shqiptar i skuadrës nga Bergamo, ka bërë një sezon fantastik, në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve.