Francesco Totti u bë simbol i Romës, duke mos u larguar nga ekipi përgjatë gjithë karrierës.
Ditën kur u tërhoq nga futbolli, në vitin 2017, ai kishte dashur të humbasë një penallti në Stadio Olimpico në ndeshjen e tij të fundit.
Ndeshja e tij e fundit ishte kundër skuadrës Genoa, të cilën romanët e fituan në minutat e fundit me rezultat 3-2.
Totti u fut në lojë në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Daniele De Rossin, i cili ia dorëzoi edhe shiritin e kapitenit.
Pas 786 ndeshjeve dhe 307 golave në ngjyrat e famshme të Romës, Totti theu zemrat e miliona tifozëve kur u tha lamtumirë popullit Gialloross, në fund të sezonit 2016/17.
Mbrojtësi brazilian i Romës, Juan Jesus, ka zbuluar se shoku i tij i atëhershëm i skuadrës, dëshironte të përfundonte ndeshjen duke humbur një penallti.
“Para ndeshjes së tij të fundit, Totti na tha që nëse do të ketë një penallti gjatë ndeshjes, ai nuk do të shënonte, por do ta dërgonte topin te tifozët”, ka thënë Jesus për radio braziliane.
Kjo nuk ndodhi, pasi në ndeshje nuk u akordua ndonjë penallti, edhe pse tifozët më shumë do të dëshironin golin se topin.
Francesco Totti u largua nga Roma pas 28 vjetësh, klub me të cilin fitoi Serie A në vitin 2001, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.
Totti gjithashtu është fitues i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006.
Një legjendë e vërtetë e futbollit modern.