Natyra e qetë e Carlo Ancelottit po u ndihmon lojtarëve të Evertonit ta tejkalojnë bllokimin e shkaktuar nga koronavirusi.

Këtë e ka vërejtur mbrojtësi Yerry Mina.

Skuadra ka mbajtur kontakte të rregullta me Ancelottin dhe djalin e tij, asistent-menaxherin Davide, ndërsa ata kanë qëndruar të ndarë gjatë krizës.

Me rikthimin e Premier League, në ditët e ardhshme, Evertoni së shpejti mund të kthehet në stërvitje.

“Ai është një trajner nga i cili kam mësuar në kohën e shkurtër që ai ka qenë me ne, dhe shpresoj të vazhdoj ta bëj atë” ka thënë Mina.