Mbrojtësi i Real Madrdi, Sergio Ramos, ka thënë se vendi i tij Spanja, ka nevojë që të fillojë futbolli.

Sipas kapitenit madrilen, duhet të ndihmohet ekonomia dhe po ashtu futbolli mund të ndikojë që të shpërqendrojë njerëzit nga gjendja e rëndë me koronavirus.

“Vendi ka nevojë për futboll sepse i duhet ekonomisë për t’u rritur dhe njerëzve për ta larguar mendjen nga kjo gjendje. Po vdes për të luajtur përsëri, që La Liga të jetë normale përsëri, por duhet të jemi të disiplinuar për ta zhdukur këtë virus”, ka thënë Ramos.

La Liga u pezullua për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19,  njëjtë sikur ligat e tjera të futbollit në botë.