Trajneri gjerman Ralf Rangnick ka treguar për mundësinë e marrjes së drejtimit të Milanit nga sezoni i ardhshëm.
Rangnick e ka pranuar se kontaktet kanë ekzistuar.
“Pata kontakte nga Milan dhe njoftova bordin e Red Bull për këtë çështje” tha ai.
Por gjithçka ndryshoi pas pandemisë së koronavirusit.
“Palët filluan diskutimin, agjenti im dhe drejtuesit e Milanit ishin në kontakte derisa nisi pandemia dhe tashmë janë gjëra të tjera momentalisht më të rëndësishme për t’u menduar” ka shtuar gjermani.