Mediat italiane raportojnë se Milot Rashica tashmë i ka thënë po Napolit.
Napoli është duke e vëzhguar yllin e Werder Bremen dhe Kombëtares së Kosovës tash e katër vjet.
Napoli e ka pëlqimin e lojtarit, i cili i ka shënuar 10 gola dhe i ka dhuruar gjashtë asiste në 27 ndeshje deri tani këtë sezon.
Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.