Gazeta angleze “Manchester Evening News” ka bërë një listë të lojtarëve që Manchester City mund t’i transferonte në rast se e shet Leroy Sanen te Bayerni këtë verë.
Ylli i Kosovës, Milot Rashica konsiderohet si një nga tre kandidatët që do të mund ta zëvendësonte gjermanin.
Lista përfshinë edhe Leon Bailey të Bayer Leverkusenit dhe Marco Asension e Real Madridit.
“23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Werder Bremeni që po lufton për mbijetesë. Werderi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita” thuhet në shkrim.
Gjithashtu theksohet se roli i Rashicës si sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas.